Londër, 28 Mars NOA - Të gjithë të çmendur pas Neymar, talentin brazilian të cilit i bashkëngjiten dhe Ganso, Lucas dhe Piazon.
Sipas “O Estado de Sao Paulo”, prokurori i sulmuesit të Santos, Wagner Ribeiro, ka pasur një takim me Pini Zahavi – agjentit e fuqishëm izraelit, i njohur për mbylljen e shumë tratativave për klubet angleze – në një hotel në Londër ku Brazili ishte në stërvitje për të përgatitur miqësoren me Skocinë.
Me sa duket është skuadra e Çelsit e para në radhë për Neymar, por në orët e fundit është shfaqur një interes gjithnjë e më i fortë i Barcelonës.
Për “El Mundi Deportivo” blaugranat janë të gatshëm për të hedhur një ofertë prej 30 milionë eurosh në drejt të Santos për të siguruar shërbimet e Neymar.
r.b/NOA