English

Berisha: Qytetarët janë të parët, fushata do ketë dy himne

Tiranë, 28 mars 2011, NOA – “Ju jeni të parët”, deklaroi kryeministri Sali Berisha kur theksoi se fushata zgjedhore e koalicionit të mazhorancës për zgjedhjet vendore të 8 majit do të ketë në qendër qytetarin. Shefi i mazhorancës duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi se fushata elektorale e “Aleancës për qytetarin” do të ketë dy himne, atë kombëtar dhe një ndërkombëtar, i cili sikundër tha kryeministri, do të përzgjidhet.

“Ne do të bëjmë çmos të gjejmë himnet më të bukura për këtë fushatë”, tha shefi i Partisë Demokratike, i cili duke iu referuar himnit të fushatës zgjedhore të 28 qershorit të 2009-ës “Shqipëria po ndryshon”, u shndërrua sikundër tha ai, në një nga këngët më të dashura për shqiptarët.

Shefi i mazhorancës bëri me dije se ekspertët e fushatës po punojnë edhe për sloganin e saj, i cili do të bëhet i njohur në ditët e ardhshme. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE