SHBA, 28 Mars NOA - Facebook është një bast i fituar. Nuk e mbështesin vetëm të pasionuarit e rrjetit social dhe ato që preferojnë çatin për të folur; por dhe bookmakers-at dhe ata që adhurojnë bastet.
Në mbarë botën dihet se bastet vihen pak a shumë për gjithçka. Anglia në veçanti, është kryesorja e kësaj fushe. Nëpërmjet Facebook janë kënaqur të gjithë bastexhinjtë në mbarë Evropën.
Rrjeti Social më i njohur në botë, faktikisht ka qenë protagonist i shumë basteve kurioze: Marck Zuckerberg si njeriu i vitit, numri i përdoruesve të tij, madje dhe qenushi i “babait-krijues”.
Basti i fundit ka të bëjë pikërisht me Beast: bookmaker-at janë kuriozë për të parë se sa miq do të mbledhë profili i tij në facebook deri në fund të vitit. Është kthyer me të vërtetë në një sukses, qenushi i fonditorit Zuckerberg, Puli, për të cilin tashmë ekziston dhe një profil në Facbook.
Një iniciativë e cila duhet thënë se po tregon frytet e para, pasi janë rreth 70 mijë përdorues që kanë klikuar mbi tastin “like” në faqen që i është dedikuar qenit.
r.b/NOA