Tiranë, 28 mars 2011, NOA – Gjykata e Lartë zhvilloi sot hedhjen e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen në ngarkim të deputetes socialiste Ermonela Felaj dhe biznesmenit Fatos Pashko, bashkëshorti i deputetes demokrate Rajmonda Bulku. Fatos Pashko e ka paditur për shpifje deputeten socialiste.
Pas hedhjes së shortit me gogla, trupa gjyqësore që do të ndjekë çështjen Felaj-Pashko përbëhet nga: Besnik Imeraj, Relator i Çështjes, Evelina Qirjako, Medi Bici, Mirela Fana dhe Ardian Nuni.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Lartë u zhvillua hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e kërkuar nga ish-ministri i Ekonomisë Ilir Meta, e që ka për objekt shfuqizimin e vendimit të datës 08.03.2011 të Prokurorisë së Përgjithshme.
Pas hedhjes së shortit me gogla, trupa gjyqësore përbëhet nga Medi Bici, Relator i Çështjes, Ardian Nuni, Aleksandër Muskaj, Gani Dizdari e Ardian Dvorani.
Po kështu zyra e shtypit pranë Gjykatës së Lartë u hodh edhe shorti me gogla për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është paditur nga i dëmtuar i tragjedisë së Gërdecit Zyber Lela.
Pas hedhjes së shortit u vendos që trupa gjyqësore që do të gjykojë këtë çështje përbëhet nga Evelina Qirjako, Relatore e Çështjes, Medi Bici, Mirela Fana, Arjana Fullani dhe Andi Çeliku.
mit/NOA