English

Haxhinasto OSBE-ODIHR-it: Na ndihmoni për zgjedhje të lira

Tiranë, 28 mars, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, Jonathan McNaught Stonestreet, i cili, në krye të një grupi ekspertësh, me ftesë të qeverisë shqiptare, kanë mbërritur në Shqipëri për t’i paraprirë misionit afatgjatë dhe afatshkurtër, të monitorimit të procesit zgjedhor të 8 Majit 2011.

Gjatë takimit, Haxhinasto theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar që të riafirmojë përvojën pozitive në realizimin e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, transparent, kompetitiv dhe në përputhje me standardet e kërkuara ndërkombëtare, ashtu siç janë çertifikuar nga raportet e OSBE/ODIHR-it.

Më tej, ai vuri theksin në rëndësinë e kontributit të gjithë aktorëve politikë në krijimin e klimës së duhur të bashkëpunimit, që do të garantojë zhvillimin e suksesshëm të procesit zgjedhor.

Nga ana e tij, Stonestreet pasi vlerësoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për ftesën për pjesëmarrje të një misioni të gjerë vëzhguesish, në funksion të rritjes së transparencës së procesit zgjedhor dhe një vlerësimi të drejtë dhe objektiv të tyre, bëri një paraqitje të shkurtër të qëllimit të misionit dhe të aktivitetit të tyre në tërë periudhën e monitorimit.

n.e/NOA

KOMENTE