English

I riu nga Kavaja i vë zjarrin makinës së një vajze në Tiranë

Tiranë, 28 mars 2011 NOA – Një automjet është djegur plotësisht sot në Tiranë. autor i ngjarjes është një i ri nga Kavaja i cili konfirmohet të jetë arrestuar, thanë për agjencinë NOA, burime zyrtare nga policia e kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur tek “21 Dhjetori”, në rrugën që ndodhet pas Komisariatit nr 2.

Atje, një automjet veturë tip Renault Clio, pronë e një vajze, banore e Tiranës, është përfshirë sot paradite nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore për të kryer hetimet e rastit. Ata kanë marrë në pyetje edhe pronare e makinës, një vajzë rreth 22 vjeçe.

Burimet policore i thanë agjencisë NOA se identifikuan si autor të ngjarjes një djalë 24 vjeçar nga Kavaja, i cili është arrestuar.

Hetimi nxori se makina ishte djegur duke u përdorur një bidon me pesë litra benzinë.

Nga hetimet paraprake rezulton se djegia e makinës është bërë në kushte të një konflikti mes djalit 24 vjeçar kavajas dhe vajzës nga Tirana që është e dashura e të dyshuarit.

e.t/NOA

KOMENTE