English

Ka dhimbje të forta stomaku: sjell në jetë një fëmijë

Londër, 28 Mars, NOA- Mendonte se kishte dhimbje të forta stomaku, por priste një fëmijë. Disa orë pas zbulimit sjell në jetë një fëmijë të shëndetshëm dhe pak më shumë se 4 kilogram. Kjo ndodhi në “Homerton Hospital”, Londër. Lajmi i pazakontë ka gjetur vend në mediat britanike.

Lesley Nikoll, nëna e Nathan ka mbetur e befasuar kur zbuloi se djali i saj, i treti për 35 vjeçaren, ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Duke mos nuk qenë e vetëdijshme për shtatzëninë ajo i ishte nënshtruar dy kurave me antibiotikë.

"Edhe në spital - thotë ajo - më thanë se ishte një mrekulli që vogëlushi është mirë. Gruaja siguron se nuk ka pasur ndonjë shenjë shtatzënie. "Unë nuk kisha shenja të veçanta- shpjegon ajo – ndjehesha vetëm pak e lodhur dhe e pafuqishme.

Dhe kilet e tepërta nuk i kam vënë re sepse kam tepër, sigurisht këto do kuptoheshin po të isha një modele".

"Unë e bëj këtë punë prej 22 vitesh - thotë Joan Douglas,mami - Kurrë nuk më kishte ndodhë të asistoja në një lindje ku një grua nuk e di se ishte shtatzënë. Është një rast shumë, shumë i rrallë".

a.e./noa

KOMENTE