Merano, 28 Mars, NOA- Ka qenë një sanduiç me surpriza ai që ka kafshuar pronari i një bari në Merano (Itali). Pronari i barit gjatë pushimit të drekës gjen në sanduiçin e tij një urë me tre dhëmbë floriri.
Menjëherë pas zbulimit të pazakontë ai ka paraqitur një ankesë në polici duke thënë se, përveç ndjesisë së tmerrshme kishte pësuar edhe dëmtime në gojën e tij.
Pronari i lokalit ka akuzuar bukëpjekësin, nga i cili furnizohej me panine lokali. Për fat të mirë, sanduiçi i "hidhur" i qëlloi pronarit dhe jo një klienti. Policia po kryen të gjitha inspektimet në ambientet e një prodhuesi të bukës që zakonisht furnizonte barin.