Tiranë, 28 mars, - Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet mesditën e stotme për të përzgjedhur kandidatët për bashki dhe komuna në gjithë vendin. Në mbledhjen e djeshme të forumit më të lartë të PS-së, është arritur që të caktohen vetëm tetë nga kandidatët për zgjedhjet vendore.
Në deklaratën e dhënë dje për mediat, Kreu i PS-së konfirmoi vetëm disa kandidatura duke theksuar se është vendosur që të rikandidohen kryetyarët e bashkive të mëdha në Durrës, Vangjush Dako, në Elbasan Qazim Sejdini, në Fieri Baftjar Zeqo, në Vlorë Shpëtim Gjika dhe në Korçë Niko Peleshi.
Gjithashtu Rama u shpreh se në Lezhë dhe në Lushnjë do të kandidojnë dy deputet, përkatësisht Gjok Jaku dhe Fatos Tushe. Kreu i PS-së ka shprehur keqardhje për largimin e PBDNJ-së nga koalicioni. Ndërsa ka theksuar se me Vangjel Dulen do të bëhet një marrëveshje e veçantë. Ai u ka bërë apel zgjedhësve të PS-së që të mbështesin emrat që do të vendos kryesia duke theksuar se qëllimi është i përbashkët për gjithë koalicionin.
a.k/NOA