English

Libi, kryengritësit i afrohen Tripolit

Tripoli, (Libi), 28 mars, NOA - Raportohet se forcat e sunduesit të Libisë, Muamer Gadafi, po tërhiqen, derisa kryengritësit, që e kundërshtojnë regjimin, të mbështetur nga sulmet ajrore perëndimore, tash i kanë nën kontroll të gjitha terminalet kryesore të naftës në pjesën lindore të Libisë.

Derisa kryengritësit po vazhdojnë të lëvizin në perëndim, gjatë natës së kaluar, sulmet ndërkombëtare ajrore e kishin marrë në shënjestër qytetin e lindjes së Gadafit, Sirte.

Eksplodime ka pasur edhe në kryeqytetin Tripoli, që është nën kontrollin e forcave të Gadafit.

NOA

KOMENTE