English

Parashikimi i motit per 29 mars 2011

Tirane, 28 mars 2011 - Dita e neserme do te nise me vranesira dhe shira ne te gjithe territorin.

Shira me te dendur do te kete Lezhe, Shkoder, Kruje, Tirane, Elbasan si edhe ne te gjithe vijen bregdetare.

Por shira me intensitet mesatar do te perjetoje pjesa tjeter e shqiperise.

Mesdita do te sjelle shtim te intensitetit te shirave ne Jug- Jugperendim ku do te veconim, Vloren, Fierin, Beratin, Saranden, Gjirokastren.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira ne vend ku me intensive shirat do te jene ne Verilindje – Juglindje.

Ndersa pjesa tjeter do te jete me vranesira dhe shira me te dobet.

Mbremja dhe nata parashikon dobesim te ndjeshem te reshjeve te shiut ne te gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit do te rriten me 3 grade ne vlerat e mengjesit por mesdita do te sjelle renie te ndjeshme te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Jugperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete 3 balle.

Europa

Europa verilindore dhe veriore do te mbeten me reshje shiue e debore me te perqendruara do te jene ne Norvegji.

Jugperendimi i kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu por intensiteti i tyre do te jete i dobe.

Po ashtu vranesira dhe reshje shiu do te jete rajoni i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkanit ku me te dendura do te jne ne Ballkanin perendimor.

Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga kushte te qendrushme atmosferike pasi kthjellimet do te jene dominuese.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Portugali dhe Spanja rrezikojne reshje shiu dhe stuhi ere;

Ballkani alarmon reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Norvegjia do te rrezikohet nga debora e dendur.

e.t/NOA

KOMENTE