Tiranë, 28 mars, NOA – Gazetat shqiptare të ditës së pasqyrojnë në titujt kryesor vendimet e PD dhe PS për shpalljen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe komunte. Të gjitha gazetat kanë të pasqyruara listën e PD dhe vendimin e Kryesisë së PS.
E përditshmja “Shekulli” ka si titull kryesor “PD, lista e plotë, PS, 8 emrat zyrtarë”, i cili flet për emrat e kandidatëve të forcave kryesore për zgjedhjet e 8 majit.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Durrës shfaqen grupe jo zyrtare regjistruesish në familjet ortodokse”, “Mediat sportive; Franca t’i thotë faleminderit Shqipërisë”, ‘Zbulohet qarkorja e MPJ. Si i udhëzuan dipomatët çfarë të thonë për 21 janarin”.
E përditëshmja “Panorama”, ka si titull kryesor; “PD shpall listën zyrtare të kandidatëve”, i cili flet për vendimin e djeshëm të Këshillit Kombëtar.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Përplasjet mes rivalëve. PS miraton emrat e vetëm 7 kandidatëve për bashkitë e mëdha”, “Diploma e maturës, tani edhe në anglisht”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor: “Berisha, 4 gra për 400 bashki dhe komuna”, i cili flet për respektimin e kritereve të barazisë gjinore në listën e kandidatëve.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “21 Janari, pse u tërhoq PD nga hetimi i tabulateve të gazetarëve”, “Romët refuzojnë çadrat e vendosura në Babrru: Janë larg Tiranës”, “Plagosja e Avllajt, identifikohet targa e motorit”.
Gazeta “Shqip”, ka si argument kryesor “PD shpall kandidatët zyrtarë, PS vetëm 7 bashki”, i cili flet për vendimet e djeshme të partive kryesore në lidhje me kandidaturat.
Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë : “Kokaina, policia humbi blerësit dhe labratorin”, “PD shkel kodin, vetëm 4 gra për 374 njësi vendore”, “Socialistët, hetim Topallit për konkursin”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e HENE, 28 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k/NOA