English

Policia i gjen foto pornografike në kompjuter: “Është faji i maces”

Florida, 27 mars, NOA - Policia e qytetit Martin County, në Florida, ka arrestuar një burrë pasi i ka gjetur në kompjuterin e materiale pornografike. 48-vjeçari Keith R. Griffin, kishte mbi 1000 foto mes të cilave dhe pamje me fëmijë, të cilat janë të ndaluara rreptësisht nga policia më SHBA.

Por më i çuditshëm për policinë ka qenë shpjegimi që ka dhënë burri për fotot pedofile. Sipas tij foto në kompjuter nuk ishin të tija, por të maces.

Ai ka pretenduar se zakonisht e linte hapur kompjuterin gjatë natës. Ndërkohë që macja shkonte tek tastiera dhe në këtë mënyrë zgjidhte fotot, e “çuditshme”.

Policia nuk i besoi historisë së maces dhe e ka arrestuar 48-vjeçarin pervers, për krime të lidhura me pedofilinë.

a.k/NOA

KOMENTE