Itali, 28 Mars NOA - “Fustani do të jetë i bardhë, pasi mendoj dhe shpresoj se do të jetë hera e vetme që do të martohem në jetën time”, - këto kanë qenë fjalët e Alena Seredova e cila në qershor do të martohet me portierin e Juventusit Gianluigi Buffon, me të cilin ka dhe dy fëmijë.
“Kam shkuar në Paris për të zgjedhur një veshje të veçantë – deklaroi showgirl-i për mikrofonat e “Domenica Cinque” – por u ktheva menjëherë në shtëpi pasi fustani ishte për një princeshë të vërtetë, por dhe çmimi”.
Zërave për një fëmijë të tretë ajo i është përgjigjur: “Për momentin nuk jam shtazën dhe për këtë arsye – shtoi Seredova – duhet të martohem sa më shpejt”.
r.b/NA