English

Sherr me thika në qendër të Tiranës, arrestohen dy të rinj

Tiranë, 28 mars, NOA – Pas një sherri të rëndë me thika pranë një bari në zonën e komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku u plagosën dy të rinj janë prangosur nga policia dy personat e dyshuar për ngjarjen. Uniformat blu arrestuan me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje 21-vjeçarin Fatjon Luigj Shtrungeza dhe 20-vjeçarin Orest Mirash Mulaj, që të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë Fatjon Shtrungeza e Orest Mulaj u prangosën pasi dy netë më parë në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë në afërsi të bar-Europa, kanë plagosur rëndë me thikë për motive të dobëta shtetasit Kledis Pëllumb Hoxhallari, 21 vjeç dhe Inert Fjalim Hoxhallari, 24 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Dy të arrestuarit po procedohen tashmë nga Prokuroria e Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE