English

Siri, pas trazirave dhe 12 të vrarëve, vendosen trupat

Siri, 28 mars, NOA - Armata e Sirisë i ka vendosur trupat e saj në qytetin port Latakia, me qëllim që ta qetësoj situatën pas kryengritjes anti qeveri në këtë qytet, nga e cila raportohet se janë vrarë 12 vetë.

Dhuna të premten dhe të shtunën në Latakia, u bë në kuadër të kryengritjes së gjërë kundër sundimit të regjimit të presidentit, Bashar al-Asad, nga e cila ka pasur të vrarë dhe të plagosur. Gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjendja në qytete kryesore ishte e qetë. Autoritetet kanë sugjeruar se dhuna në këtë vend po inicohet nga ata që shpresojnë të provokojnë konflikt sektar në Siri. NOA/RFE

KOMENTE