English

Urgjent/ Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e Pacollit president të Kosovës

Prishtinë, 28 mars 2011, NOA – Gjykata e Kosovës ka shpallur sot të pavlefshme zgjedhjen e presidentit Bexhet Pacolli.

Në këtë mënyrë, ajo i ka dhënë të drejtë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila paraqiti pranë saj kërkesën për rishikimin e votimit të zgjedhjes së Pacollit në krye të shtetit të ri të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, citon deklarata e lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, lidhur me këtë fakt ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE