Tiranë, 28 mars, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët e kryeqytetit vetëm para pak minutash, ndërsa një sasi eksplozivi ka shpërthyer në zonën pranë Gardës së Republikës.
Ajo bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, në mënyrë paraprake nga burime policore, sipas të cilave, rezulton të jetë hedhur i tëri në erë, një mjet audi që ndodhej i parkuar në atë zonë.
Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje, duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ... (vijon)
n.e/NOA