English

Vdesin tre vajza në Itali, njëra shqiptare (FOTOT)

Tre vajza gjetën vdekjen në një aksident rrugor që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Itali, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Mes viktimave është dhe një vajzë shqiptare. Suela Lala, 20 vjeçe, emigrante e rregullt shqiptare që jetonte prej disa kohësh në Itali, gjeti vdekjen bashkë me Laura De Santis, 21 vjeçe dhe Giada Gentili, 19 vjeçe.

Aksidenti fatal ndodhi në zonën e Porto Sant'Elpidio, në Fermano.

Tre vajzat udhëtonin me një makinë tip Peugeot 107, kur në rrethana ende të paqarta janë përplasur me një gugon pikërisht në urën e lumit Chienti.

Policia italiane tha se në këtë aksident mbeti i lënduar edhe R.R., shoferi 50 vjeçar i fugonit që ishte drejtuar për në Fermano. Vetura udhëtonte për në veri, në drejtim të Civitanova Marche.

j.s/NOA

KOMENTE