Vlorë, 29 mars, NOA - Aleanca “Kuq e Zi” ka zhvilluar paraditen e sotme një protestë kundër kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano.
Anëtarët e Aleancës Kuq e Zi kanë hedhur parulla kundër kreut të bashkisë së qytetit bregdetar, duke e akuzuar atë si shkatërrim të qytetit dhe për korrupsion masiv me pronat e banorëve të zonës.
Protestuesit hodhën parruga të shumta si; “Kërkojmë drejtësi”, “Askush nuk është mbi ligjin”. “Bullonat” ligjor duhet të vihen për Bollanon”, “Bollano rrënoi perlën e bregdetit jugor”.
Gjatë ditës se sotme në Gjykatën e Vlorës është programuar dhe zhvillimi i Gjyqit për kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano, i cili akuzohet për korrupsion.
Bollano është kandiduar sërish nga PBDNJ-ja për zgjedhjet e 8 majit në Bashkinë e Himarës.
a.k/NOA