Belgjik, 29 mars, NOA - Belgjika sot ka kaluar çdo limit kohor të vendeve që kanë mbetur pa krijuar qeveri pas zgjedhjeve, për shkak të mungesës së koalicioneve. 289 ditë pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend nuk ka ende një kabinet ekzekutiv.
Para më shumë se një muaji, më 17 shkurt, Belgjika theu rekordin të cilin e mbante Irlanda, ndërsa dje tejkaloi edhe Irakun, të cilit ju nevojitën 289 ditë për të formuar qeverinë.
Por në Belgjikë marrëveshja për formimin e qeverisë nuk po duket në horizont. Negociatorët po ndërrohen njëri pas tjetrit, për të hequr më pas dorë nga përpjekjet për të afruar qëndrimet e flamandëve dhe valonëve. Por që nga fillimi i shtatorit të vitit të kaluar, asnjë nga këto përpjekje nuk kanë rezultuar me sukses.
NOA