English

Biografi shkouese: Gandhi ishte racist dhe një pervers

Nju Jork, 29 Mars NOA - Babai i jo dhunës, Mahatma Gandhi, ka qenë një “pervers, një politikan i paaftë, një fanatik i fiksuar dhe një racist i cili shpërndante dashurinë e tij njerëzore për të gjithë, por faktikisht i përçmonte individët”.

Ky është profili i ri i personit që udhëhoqi Indinë në pavarësi, i trajtuar në librin “Great Soul”, të shkruar nga ish-kryeredaktori i New York Times, Joseph Lelyveld dhe më pas i publikuar në Wall Street Journal.

Sipas Lelyveld, “dashuria e tij e jetës ishte një arkitekt gjerman çifut, Heramm kallenbach, për të cilin Gandhi u nda dhe nga bashkëshortja e tij në vitin 1908”.

Në biografinë e tij, konfirmohet se Gandhi i ka shkruar Kallenbach se si ai i kishte poseduar të gjithë fizikun e tij.

Në librin e tij Lelyveld ka shkruar dhe se si Gandhi, në moshën 70-vjeçare, i “impononte” nipit të tij Manu, 17 vjeç dhe të rinjve të tjerë për të kaluar netë të përqafua me të.

Në këtë biografi paraqitet dhe një anë racizmi që Gandhi kishte për zezakët në Afrikën e Jugut. Një paraqitje krejt e habitshme dhe e ndryshme nga ajo çka kemi dëgjuar deri më tani për udhëheqësin indian.

r.b/NOA

KOMENTE