E mërkurë, 29 mars 2011, NOA- Pas 32 vitesh amerikanët përkujtojnë shpërthimin e ndodhur në centralin bërthamor “Three Miles”.
Shkak për rikujtimin e këtij shpërthimi mësohet të jetë bërë centrali bërthamor në Fukushima të Japonisë.
Ky shpërthim i fundit u ka rikujtuar qindra njerëzve pasojat e shpërthimeve të tilla, duke bërë që ata të grumbullohen në Pensilvani, për të përkujtuar incidentin më të rëndë bërthamor të ndodhur në SHBA.
E ndërsa Çernobili ishte një incident i shkallës së shtatë, Fukushima aktualisht është midis gjashtës dhe shtatës.
Por shpërthimi i “Three Miles” është konsideruar si incidenti bërthamor më i rëndë i ndodhur ndonjëherë në SHBA, duke u konsideruar si i nivelit të pestë për nga shkalla botërore e matjes së incidenteve.
Kjo ngjarje mësohet të ketë ndodhur më 28 mars 1979, si rrjedhojë e bashkimit të një problemi mekanik me një gabim njerëzor, bërthama e një reaktori u shkri pjesërisht, duke shkaktuar rritjen alarmuese të nivelit të rrezatimeve në impiant dhe përreth tij.
Si rrjedhojë e shpërthimit të tij dhe të rrezatimeve të lëna në ambientin përreth qindra njerëz humbën jetën si rrjedhojë e sëmundjeve të ndryshme të shkaktuara prej tij.
a.y/NOA