Prishtinë, 29 mars, NOA – Kosova proteston sot në një zë kundër arrestimeve të fundit ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga policia e EULEX-it.
Kështu, shoqatat e luftës së UÇK-së në mbështetje edhe të studentëve dhe organizatave të tjera joqeveritare sot organizojnë protestë mbarëpopullore.
Lajmi bëhet me dije nga mediat kosovare, sipas të cilave, këto organizata kanë si qëllim të tregojnë publikisht se veprimet e EULEX-it po i kontribuojnë destabilitetit në Kosovë dhe rajon.
n.e/NOA