Tiranë, 29 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr sot në shqyrtim vendimet për zëvendësimin e 5 deputetëve të Kuvendit, të cilët u detyruan të japin dorëheqjen nga posti, për shkak të kandidimit të tyre për kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 8 Majit.
Mes tyre, renditet edhe deputeti, e njëkohësisht ish-ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, i cili është kandidati demokrat për bashkinë më të madhe në vend.
Ndërkaq, ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti Bordin e Monitorimit të Medias (BMM), i cili do mbikqyrë pasqyrimin e fushatës elektorale nga mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore të 8 majit
Në krye të tij u zgjodh Basir Çollaku, aktualisht zëdhënës i Ministrisë së Arsimit.
n.e/NOA