English

Kuliçaj: 3 persona në pranga për vrasjen e oficerit Roland Likaj

Tiranë, 29 mars 2011, NOA- Zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj në një deklaratë për mediat zbardhi autorin e vrasjes së oficerit të policisë Roland Likaj.

Operacioni i quajtur “Shtegtari” i ndërmarrë nga efektivat e policisë vunë nën pranga

Jetnor Nakoleci, 25 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë.

I ndaluari tjetër i këtij operacioni ishte edhe Saleo Stojani, 18 vjeç, lindur e banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, i arrestuar me datë 15 dhjetor 2010 për një sërë vjedhjesh të kryera në bashkëpunim në Qarkun e Korçës dhe aktualisht vuan dënimin prej 20 muajsh burgim për këto vepra penale.

Në këtë linjë është arrestuar edhe i riu me iniciale E.Z., 17 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Korçë.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datë 18 tetor 2010, rreth orës 02.30`, në lagjen "1 Maji", Vlorë, kanë vrarë me armë zjarri pistoletë, në krye të detyrës, Nënkomisarin e policisë Roland Likaj. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se zbardhja dhe dokumentimi i plotë e kësaj ngjarje u bë e mundur në sajë të një pune intensive informative-gjurmuese dhe hetimore të Drejtorisë kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Korçë, Vlorë dhe Tiranë.

Të ndaluarit do të hetohen për veprat penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtjes pa leje".

Oficeri Roland Likaj është gjetur i vdekur në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës ndërsa është vrarë gjatë një aksioni në ndjekje të një të dyshuari.

a.y/NOA

KOMENTE