English

Miratohet bordi i monitorimit të medias

Tiranë, 29 mars, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias (BMM). Ky institucion i përkohshëm do të monitorojë fushatën zgjedhore në Radion dhe Televizionin publik, ndërkohë që aktiviteti i tij do të shtrihet edhe në televizionet private.

Anëtarët e komisionit janë; Basir Çollaku, Klarita Bajraktari, Artur Bego dhe Rexhep Polisi. Bordi i monitorimit të medieve do të zhvillojë mbledhjen e parë më datën 1 prill, në selinë e KKRT-së.

a.k/NOA

KOMENTE