English

Mosndëshkueshmëria duhet të minimizohet në të ardhmen...

Tiranë, 29 mars 2011, NOA - ...Në shtetin e së drejtës, dhe me zbatimin më të mirë të mundshëm të shtetit të së drejtës, mosndëshkueshmëria duhet të pakësohej, dhe sigurisht që duhen trajtuar edhe burimet që do të çonin në defekte në procesin zgjedhor. Është në frymën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe do të ishte më mirë nëse do të mund ta paraqisni në një marrëveshje përfundimtare dhe në një dokument më të mirë për qytetarët e vendit...

Nga Eugen Wollfarth

Së pari, do të doja t'ju falënderoja për ftesën në diskutimet e kësaj tryeze të rrumbullakët lidhur me këtë iniciativë tejet të rëndësishme. Falënderoj përfaqësuesit e partive për kontributin në këtë diskutim të nivelit të lartë mbi çështjen e vullnetit të mirë, e cila është gjithashtu pikënisja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kushtetuta, ligji dhe kodi zgjedhor vijnë në jetë vetëm përmes vullnetit të mirë dhe, veçanërisht, përmes vullnetit të mirë të partive politike.

Ju falënderoj, në këtë fazë, edhe për mikpritjen e ngrohtë ndaj misionit vëzhgues të ODIHR-it. Prania e misionit vëzhgues të ODIHR-it nuk do të ndryshojë karakterin e zgjedhjeve, të cilat janë mirëfilli një veprimtari shqiptare; ashtu si edhe ky aktivitet i sotëm, është një aktivitet shqiptar, dhe të gjithë ju dhe partitë tuaja duheni përgëzuar për këtë dhe për nivelin e lartë të diskutimeve.

Prania këtu pas, nëse doni, ftesës për të nënshkruar shprehjen e vullnetit të mirë, do të ishte plotësisht edhe në frymën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Por vetëm vullneti i mirë nuk është fundi i zhvillimit. Konkurrenca e ndershme, sigurisht, dhe angazhimi për konkurrencë të ndershme është një pikënisje, por këtu po trajtohen edhe probleme të së kaluarës dhe këto duhet të trajtohen në kohën e duhur. Ju takon juve që të identifikoni se çfarë duhet bërë para ditës së zgjedhjeve, 8 Majit. Megjithatë, pjesa më e madhe që unë pres dhe shpresoj të fillojë së shpejti, janë bisedimet për reformën e Kodit Zgjedhor menjëherë ose shumë shpejt pas ditës së zgjedhjeve.

Shteti i së drejtës është tejet i rëndësishëm; ai do të krijojë besim jo vetëm mes partive, por gjithashtu edhe midis partive dhe qytetarëve, dhe gjithashtu edhe mes vetë qytetarëve. Kështu që, më vjen shumë mirë që z. Ruçi, z. Patozi dhe të tjerë e përdorën këtë fjalë, meqenëse ajo është shumë e rëndësishme në këtë kontekst, por unë gjithashtu do të doja që të fokusohesha edhe te një fjalë që duhet të minimizohet në të ardhmen: mosndëshkueshmëria.

Në shtetin e së drejtës, dhe me zbatimin më të mirë të mundshëm të shtetit të së drejtës, mosndëshkueshmëria duhet të pakësohej, dhe sigurisht që duhen trajtuar edhe burimet që do të çonin në defekte në procesin zgjedhor.

Ndaj, më lejoni që ta përfundoj fjalën time, në këtë fazë, se kjo është në frymën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe do të ishte më mirë nëse do të mund ta paraqisni në një marrëveshje përfundimtare, dhe në një dokument më të mirë për qytetarët e vendit, dhe, me sa kuptoj, është gjithashtu një ftesë e hapur për partitë politike jo të pranishme në tryezë.

Respekti për njëri-tjetrin, respekti i partive të mëdha ndaj partive të vogla dhe midis partive, institucioneve dhe qytetarëve është kyçi dhe është pjesë e vullnetit të mirë. Dua t'ju përgëzoj për iniciativën dhe këtë diskutim të mirë. Ju faleminderit!

*Fjala e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, ambasadorit Eugen Wollfarth në tryezën e partive politike parlamentare për zgjedhjet vendore

KOMENTE