English

Obama: Ndërhyrja ushtarake në Libi, ishte e pashmangshme

Uashington, 29 mars, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se SHBA dhe aleatët ndërhynë për të ndaluar shtypjen brutale dhe masakrimin e civilëve nga forcat besnike të Moamar Gadafit si dhe rrezikun e një krize humanitare.

“Ne ishim të ballafaquar me mundësinë e dhunës të një shkalle të llahtarshme. Ne patëm një mundësi unike për të ndaluar dhunën: një mandat ndërkombëtar për të vepruar, një koalicion të gjerë për të bashkëvepruar, mbështetjen e vendeve arabe dhe lutjen për ndihmë nga vetë populli i Libisë. Po ashtu ne patëm aftësitë të ndalojmë sulmet e forcave të Gadafit pa dërguar trupa tokësore amerikane”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar disa pyesin se pse Amerika duhet të ndërhyjë, madje edhe pse në kushte të kufizuara, në këtë vend të largët.

Sipas tij, është e vërtetë, se Amerika nuk mund të përdorë ushtrinë e saj sa herë që ka shtypje në botë.

“Duke patur parasysh koston dhe rreziqet e ndërhyrjes, ne gjithmonë duhet të masim interesin tonë përballë nevojës për të ndërhyrë. Por ky nuk mund të jetë një argument që të mos veprojmë asnjëherë në interes të asaj që është e drejtë”, u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE