Romë, 29 Mars, NOA- Ora e re mund të shoqërohet me simptomat e pagjumësisë të cilat janë të ndryshme: dhimbje dhe tension të muskujve, nervozizëm, ankth dhe dhimbje koke. Megjithatë, ju mund ti shmangi të gjitha këto me një dietë kundër-pagjumësisë hartuar nga Coldiretti (Organizzazione degli imprenditori agricoli a livello nazionale e a livello europeo).
Sugjerimi themelor i ekspertëve të Coldiretti është i thjeshtë: dritë të kuqe për ushqimet ngacmuese, por dritë të gjelbër për ata relaksuese.
Në listën e kuqe përfundojnë ushqimet si: çokollata, kakao, çaji dhe kafja, dhe natyrisht alkooli dhe rrugë të lirë drithërave, makaronave, orizit, djathit të freskët dhe perimeve. Vëmendje e veçantë duhet t'i jepet darkës.
Coldiretti shpjegon: "Buka makaronat, orizi, marulja, rrepa, hudhra, djathi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë dhe frutat e freskëta nxisin gjumin dhe ndihmojnë trupin të pushojnë, kurse ushqimet si piperi, speci i kuq dhe kripa me bollëk apo supat e konservuara nxisin pagjumësinë. Për të mposhtur pagjumësinë duhet të shmangni dhe produkte të tilla si, çokollata, kakao, çaji dhe kafja.
Në mesin e perimeve vendin e parë duhet ta zënë marulet, ndjekur nga hudhra, për shkak të vlerave të tyre qetësuese, por edhe kungulli, lakra si dhe rekomandohet një gotë qumështi i ngrohtë para gjumit, i cili përveç se redukton aciditetitin e stomakut favorizon dhe një gjumë të mirë.
Mos harroni dhe ëmbëlsirat me bazë qumështi.
a.e./NOA