English

Parashikimi i motit per 30 mars 2011

E merkure, 29 mars 2011 – Dita e neserme do te jete e perfshire nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash te cilat do te dominojne te gjithe vendin.

Shqiperia

Zonat e uleta dhe ato ne bregdet do te jene kryesisht te përfshira nga kjo vale atmosferike.

Ndersa zonat malore do te shoqerohen me vranesira dhe shira te dobet.

Ne keto kushte te paqendrueshme atmosferike do te mbetemi edhe gjate oreve te mesdites se dites se nesërme.

Mesdita do te sjelle shtim te vranesirave ne te gjithe vendin duke e rrezikuar ate nga shira lokale.

Sipas MeteoALB vranesira dhe shira te dendur do te kete ne zonat jugore dhe juglindore te Shqiperise.

Ndersa ne mbremje dhe gjate nates parashikohet qe shirat te largohen gradualisht nga i gjithe territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie prej 3 gradesh ne vlerat e mengjesit, ndersa mesdita do te sjelle nje rritje me 2 grade te temperaturave ne te gjithe territorin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim.

Jugperendimor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Jugperendimi i kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu , here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere.

Ne ishujt Britanik keto stuhi do te jene me te ndjeshme pasi reshjet e shiut do te jene te konsiderueshme.

Po ashtu me vranesira dhe reshje shiu do te mbetet rajoni i Mesdheut dhe Ballkani por intensiteti i tyre do te jete i dobet.

Ne kushte te paqendrushme atmosferike do te jete edhe Europa Veriperendimore dhe verilindore.

Per Europen Qendrore dhe Lindore parashikohen dominime kthjellimesh dhe vransira te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Norvegjia rrezikon per debore dhe stuhi ere.

- Britania do te rrezikohet per reshje shiu dhe stuhi ere.

- Italia veriore do te rrezikohet per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh.

a.y/NOA

KOMENTE