English

Pasqyra e Shtypit, 29 mars 2011

Tiranë, 29 mars, NOA – Gazetat e sotme kanë si argument kryesor përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në kuadrin e zgjedhjeve të 8 Majit. Regjistrimi i gjithë kandidatëve në KQZ.

Ato paraqesin edhe incidentin e ndodhur dje te Garda e Republikës, me shpërthimin e një makine.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Emrat në KQZ/ PD-PS, duelet zyrtare për bashkitë dhe komunat”, i cili flet për regjistrimin e gjithë kandidatëve për zgjedhjet e 8 Majit në KQZ.

“Ligji i ri për akcizat, ministri Bode sulm prodhuesve vendas”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Tritol makinës së biznesmenit të ndërtimit, plagoset shoferi ish-polic”; “Tryeza për zgjedhjet, Ruçi pranon ftesën e PD-së”; “Gjykata burg përjetë Aldo Bares për 6 vrasje” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Opozita shpall kandidatët/ 308 emrat, lista e PS-së”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete listimin e fundit të publikuar nga selia rozë për kandidatët e 8 Majit në rang vendi.

“Hidhet në erë përpara Gardës, makina e biznesmenit Sauku” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Hamdi Salihi: Kur hyra në Big Brother, pata një ndjenjë komike”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Oferta e PD për PS”, i cili citon propozimet e bluve për socialistët mbi fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 Majit.

“Aldo Bare, burg për jetë tmerrit të Lushnjës/ I dënuari qesh në sallë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar seancës së djeshme ku u komunikua vendimi për dënimin e kapobandës së Lushnjës.

Kurse “Rexhep Qosja: Berisha përçau vlerat dhe shoqërinë shqiptare” flet për opinionin e radhës së akademikut të njohur kosovar mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita shpall kandidatët, nis regjistrimin”, i cili tregon sesi opozita ka regjistruar në KQZ kandidatët e saj për zgjedhjet e 8 Majit.

“Biznesi rrëzon amnistinë e qeverisë: nuk na leverdis” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Aldo Bare, burg përjetë dhe 146 vite”, “CEZ pranon gabimin me faturat, pushon punonjësit” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Rama penalizon aleatët, kandidatët me pikatore”, i cili pasqyron raportet e kandidatëve të aleatëve të opozitës, me ata të propozuar nga PS-ja, në listën përfundimtare të koalicionit të majtë për 8 Majin.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “NATO: 28 vendet anëtare përfshirë edhe Shqipërinë, operacione në Libi”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Ndotja – Shtohen me 5% alergjitë, urgjent kurimi”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 29 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE