Tiranë, 29 mars, NOA Update – Partitë politike duhet që të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në funksion të realizimit të zgjedhjeve me standarde.
Kjo ka qenë porosia e lënë nga Partia Demokratike, përmes kreut të grupit të saj parlamentar, Astrit Patozi, lënë në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 8 Majit.
Ajo ka qenë vetëm njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që kjo forcë politike u ofron parive të tjera për këtë proces zgjedhor.
Duke folur në tryezën e thirrur nga kjo parti, Patozi, tha se partitë duhet që të mos i udhëzojnë komisionerët e tyre për t’u larguar nga detyra gjatë procesit zgjedhor dhe që ata të plotësojnë të gjitha standardet e duhura në funksion të zgjedhjeve lokale sa më korrekte, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Sipas tij, mbetet përgjegjësi e partive politike, mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 8 Majit, pa iu kushtuar kohë dhe energji asaj çka ka ndodhur deri më tani, por duke kërkuar më të mirën e mundshme për një proces korrekt zgjedhor ... (vijon)
n.e/NOA