English

Presidenti Pacolli do japë dorëheqjen, nëse e kërkon Kushtetuesja

Prishtinë, 29 mars 2011, NOA – Presidenca e Kosovës ka reaguar një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli të pavlefshme, duke deklaruar se nëse do të rekomandohet nga Gjykata, presidenti do të japë dorëheqjen përfundimisht.

Këtë e ka deklaruar këshilltari politik i presidentit Pacolli, Ibrahim Gashi.

Gashi deklaroi se presidenti do të respektojë çdo rekomandim të Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se “Në rast se do të kërkohet dorëheqja, presidenti Pacolli do ta respektojë”. Mediat kosovare bëjnë me dije se presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim të fshehtë me partnerin e tij koalicionit, kryeministrin Thaçi.

Është afërmendsh e besueshme se lajtmotiv i takimit ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Kosovës Presidenti Behxhet Pacolli anuloi sot edhe një vizitë të paralajmëruar në Gjakovë dhe një takim me përfaqësues të biznesit.

mit/NOA

KOMENTE