Tiranë, 29 mars, NOA – Në takimin e përfaqësuesve të partive politike për zgjedhjet, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka kërkuar që të gjitha forcat politike të bëjnë një marrëveshje parimore për zbatimin e ligjit. Ai u shpreh se 8 maji duhet të jetë dita e angazhimit qytetar për të gjithë faktorët politikë.
“Të angazhohemi që procesi i zgjedhjeve dhe faza pas zgjedhore të dominohet nga fryma e rekomandimeve të OSBE /ODIHR. Nëse i kthehemi dhe sjellim vëmendjeve referencat e shkruara gjithsecili prej nesh mund të sjellë shumë, por sot referencat nuk na ndihmojnë. Edhe ne mund të sjellim referenca për fazën e përgatitjes së Kodit Zgjedhor, por sot nuk jemi për këtë gjë, por ajo që duhet të bëjmë është se duhet të japim mesazhin se forcat kryesore politike marrin përsipër zbatimin e Kodit Zgjedhor”, tha Rama.
Ai u shpreh se klasa politike duhet të ndihmojë në ç’dramatizimin e situatës së krijuar në vend.
a.k/NOA