English

Ruçi: Po marrëveshjes, por plotësoni kushtet tona

Tiranë, 29 mars 2011, NOA- (UPDATE) Pasi ka deklaruar se tryeza e partive politike ishte e vonuar, kreu kuvendor i socialistëve Gramoz Ruçi ka shtuar se kërkohen hapa konkret që të nënshkruhet ajo.

Gjatë fjalës së tij Ruçi tha se, mungesa e parë e seriozitetit vjen edhe nga fakti se drafti është dhënë me vonesë, pasi nuk njihen pikat e tij.

Ai kërkoi transparencë për listën e zgjedhësve si dhe kërkoi ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas tij në mënyrë që koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” të marrë pjesë në një garë elektorale, duhet të ketë në themel të saj barazinë e palëve në proces, në një garë elektorale ku konsiderohet e shenjta vota e çdo shtetasi, në një garë elektorale që përmes rregullave ta barabarta, të ndershme e transparente garantohet vota e lirë, e fshehtë dhe e barabartë në listat zgjedhore, në procesin e votimit, në procesin e numërimit dhe në atë të vlerësimit e gjykimit.

Ndër kushte e përmendura nga Ruçi ishin, transparenca postelektorale, transparenca e listave zgjedhore, identifikimi i zgjedhësve, rikthimi i ligjshmërisë në KQZ-së, duke parashikuar në veprimet e këtij komisioni ai kërkoi:

- Revokimin tërësisht të vendimeve të jashtëligjshme.

- Kthimin e vendimeve me shumicë të cilësuar në respektim të detyrimit të Kodit Zgjedhor.

- Ligjshmëria në aktet e KQZ.

- Funksionim i institucionit të KQZ mbështetur në ligj dhe në rregullore.

Më tej ai përshëndeti edhe mbërritjen e misionit të OSBE-së duke e konsideruar si një garanci reale për paanshmëri e objektivitet në funksion të garantimit të standardeve zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

a.y/NOA

KOMENTE