Tiranë, 29 mars, NOA Update – “Jam këtu për të shprehur qartë vullnetin e Partisë Socialiste për të marrë pjesë në garën elektorale të 8 Majit, në një garë ku konsiderohet e shenjtë vota e qytetarit, ku përmes transparencës dhe votës së fshehtë e të barabartë, të garantohet një proces i ndershëm i numërimit dhe vlerësimit të saj”.
Kështu e ka nisur fjalën e tij në tryeza e partive politike mbi procesin e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 8 Majit, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
Madje ai ka thënë, se kjo tryezë është e vonuar, “por më mirë vonë se kurrë”.
“Të besojmë se kjo ftesë është e sinqertë dhe se do të shërbejë vërtet për vendosjen e kushteve ligjore dhe kushtetuese në mbarëvajtjen e një procesi të drejtë zgjedhor”, u shpreh ai.
Ndërsa duke folur për prezencën e misionit të OSBE/ODIHR-it në zgjedhje, ai tha se dëshiron që ai të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme ... (vijon)
n.e/NOA