English

Sannino: Dialog politik që të integroheni në BE

Tiranë, 29 mars, NOA – Dialogu mes forcave politike në Shqipëri, paraqitet me mjaft rëndësi për integrimin e vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian.

Një fakt të tillë e ka pohuar në Tiranë sot zv/drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit të BE-së, Stefano Sannino.

Gjatë një tryeze të zhvilluar posaçërisht me diskutime mbi integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, përfaqësuesi i lartë i tij, ka theksuar me tone të qarta rëndësinë e pajtueshmërisë mes dy kampeve të politikës për të çuar akoma më para, reformat e integrimit, të kërkuara nga strukturat evropiane.

Nga ana tjetër, Stefano Sannino ka deklaruar se vlerëson arritjet në shumë fusha, të realizuara nga qeverisja në Shqipëri.

Duke kërkuar gjithsesi, vazhdimin e angazhimeve në kuadrin e plotësimit sa më parë në kohë, të rekomandimeve mbi marrjen e statusit të kandidatit.

n.e/NOA

KOMENTE