Durrës, 29 mars 2011, NOA- Një 20 vjeçar ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se identiteti i viktimës është Arbër Bardhi, ndërsa nuk bëhen të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Ngjarja e cila ka ndodhur pranë vendit të njohur si Stacioni i Trenit, ka vënë në lëvizje uniformat blu, të cilët konfirmojnë se i riu është vrarë me armë zjarri.
Sapo është sinjalizuar për vrasjen e të riut, policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka mundur të bjer në gjurmët e autorit dhe as në arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje.
Sipas dëshmitarëve të pranishëm autori i cili ekzekutoi 20 vjeçarin është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke vështirësuar kështu identifikimin e tij çka ka bërë që policia të zgjerojë pistën e hetimeve.
a.y/NOA