Prishtinë, 29 mars, NOA – Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë ka sjellë dhe ndryshimin e axhendës politike në këtë vend.
Zyra e Shtypit e Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli njofton se kreu i shtetit ka anuluar axhendën zyrtare të ditës së sotme.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli nuk do të realizojë dy takimet e parapara për ditën e sotme me përfaqësuesit e biznesit dhe me intelektualët në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë dhe reagime nga klasa politike e Kosovës. në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e ka cilësuar si jo të rregullt zgjedhjen e presidentit.
a.k/NOA