English

Zgjedhjet lokale, mblidhet sot tryeza e partive

Tiranë, 29 mars, NOA – Tryeza e partive mbi procesin e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 8 Majit, e thirrur nga Partia Demokratike, mësohet se do të zhvillohet ditën e sotme.

Siç bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, burime nga Kuvendi, kjo tryezë është caktuar të mbahet në orën 11.00 të paradites së sotme në mjediset e Kryesisë.

Në praninë edhe të përfaqësuesve të pranisë së OSBE-së në vendin tonë, pritet që palët të diskutojnë kryesisht mbi kodin e etikës gjatë procesit zgjedhor të 8 Majit.

Në fakt, ai është edhe një nga rekomandimet e raportit më të fundit të nxjerrë nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2009-ës.

Pak ditë më parë, ka qenë vetë kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, i cili i ka dërguar një letër homologut të tij socialist, Gramoz Ruçi, duke e ftuar të marrë pjesë në një tryezë të përbashkët për zgjedhjet.

n.e/NOA

KOMENTE