Pogradec, 30 mars, NOA - Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur sot në qytetin e Pogradecit, duke i ftuar të gjithë qytetarët e tij për të firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare.
Ky veprim është ndërmarrë në kuadrin e asaj që ky organizëm e ka cilësuar si platforma e plan-veprimit kundër këtij lloji regjistrimi të popullsisë.
“Synimi i peticionit është mbledhja e 50 mijë firmave dhe për këtë kemi grupe aktivistësh në të gjithë Shqipërinë. Maratona do të zhvillohet në çdo qytet, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, kanë bërë me dije përfaqësuesit e saj.
Duke shtuar më tej se Aleanca synon që të shkojë dhe të firmoset kudo ku jetojnë shqiptarë.
Deri tani, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë qenë të pranishëm në disa qytete të vendit, si Vlorë, Elbasan etj.
n.e/NOA