Gjenevë, 30 mars, NOA/ Nefat Maliqi - I ftuar në Gjenevë për të marrë pjesë në konferencën e fondaconit "Siergio Viera de Melo", presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, para qindra ambasadorëve, diplomatëve e përfaqësuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare foli për rolin e BE-së karshi situatave të reja të krijuar në botë, sidomos përballë krizave në vendet arabe si në Libi, Egjipt etj.
Sa i përket situatës së krijuar në Kosovë, ai tha se “përshëndet fillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nga Brukseli janë të hapur për t'i kontribuar këtij procesi të nisur mirë, me mjaft rëndësi për të ardhmen e rajoneve”.
“Po ashtu BE është e gatshme për strehimin e vendeve të reja në familjen e madhe të tij. Dhe strategji jonë është e qartë që të ndihmojmë dhe stimulojmë vendet e ballkanit për integrime evropiane. Dhe ky do të jetë edhe qëllimi i vizitës sime muajin e ardhshëm në Kosovë dhe Serbi. Këto vende janë në rrugë të mbarë të dialogut dhe bashkëpunimit, por megjithatë duhet punuar ende shumë meqë ende rajoni ka probleme të mëdha, për orientimin e rajoneve në një perspektivë më të mirë”, shtoi ai.
Duke përfunduar se Beogradi, ashtu edhe Prishtina zyrtare duhet të punojnë dhe investojnë më shumë për integrime dhe fqinjësi të mirë.
“Mesazhi im i nga Gjeneva drejtuar Serbisë dhe Kosovës do të jetë ky: se nuk do të ketë pranim në BE pa fqinjësi të mirë. Pra këto dy vende duhet të dëshmohen se janë për raporte konsultative dhe kooperuese, kjo është me mjaft rëndësi për ne në Bruksel, por në rend të parë për vetë perspektivën këtyre dy vendeve nëse pretendojnë të jenë nesër anëtare të Bashkimit Evriopian”, përrfundoi fjalën e tij Barroso mbi këtë çështje.
Ndërsa rreth raporteve mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso theksoi se “për situatën në Shqipëri kam biseduar disa here me autoritetet shqiptare dhe kam shprehur keqardhje për zhvillimet në rajon. Demokracia e mirëfilltë e një vendi nuk mund të ndërtohet me grindje”.
“Ky do të ishte edhe mesazhi i dërguar miqve tanë në Shqipëri. Pra, pa bisedime dhe bashkëpunim të ndërsjellë mes pozitës dhe opozitës, parime këto të pluralizmit, ndryshe nuk ka alternativë tjetër për avancimin e proceseve demokratike dhe ekonomike të vendit. Dhe ky bashkëpunim reciprok padyshim edhe neve do të na shtynte të kontribuojmë ekonomikisht dhe politikisht në Shqipëri duke mbështetur institucionet dhe zhvillimet gjithëmbarshme në vend”, tha ai. n.m/n.e/NOA