English

Diaspora shqiptaro-amerikane: Liderët politikë të rikthejnë debatin e qytetëruar

Nju Jork, 30 mars 2011, NOA – 40 organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë shprehur shqetësimin e thellë për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe degradimin e vazhdueshëm të klimës politike brenda institucioneve shqiptare. Diaspora shqiptare duke iu referuar arritjeve të shënuara në vitet e demokracisë së re shqiptare thekson në deklaratën e saj se “Shqiptarët kanë përqafuar me bindje të plotë progresin drejt proceseve integruese në Bashkimin Europian, si dhe

konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve historike e strategjike me Shtetet

e Bashkuara nëpërmjet forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike mes

dy popujve tanë”.

Por, diaspora shqiptaro-amerikane vëren se në Shqipëri ka një korrupsion masiv, i cili sikundër thekson ajo, dobëson institucionet shtetërore, minon demokracinë, ndikon

negativisht në shoqëri dhe pengon përparimin e Shqipërisë drejt integrimit

Europian.

Duke folur për vrasjen e katër demonstruesve në 21 janar, diaspora shqiptare kërkon një hetim të plotë, gjithëpërfshirës e të pavarur dhe të ngjarjeve para, gjatë

dhe pas dhunës së 21 janarit.

“Ky hetim duhet të jetë i paanshëm, nuk duhet të ndikohet nga ndërhyrje politike të asnjë lloji si dhe duhet të vërtetojë rrjedhën e ngjarjeve dhe fajtorët. Ne e përshëndesim ndihmën e specialistëve ndërkombëtarë në zhvillimin e këtij hetimi. Udhëheqësit politikë duhet të respektojnë dhe të promovojnë mbarëvajtjen e institucioneve të pavarura të krijuara në bazë të kushtetutës. Të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht pozicionit shoqëror, bindjeve apo pozitave politike duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë përpara ligjit”, bën me dije diaspora në deklaratën e saj.

Ajo i bën thirrje liderëve politikë që të ulin tonet e retorikës politike dhe të ndërpresin akuzat publike të paprovuara dhe të rikthejnë qytetarinë në dialogun politik.

Organizatat e diasporës duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 majit nënvizojnë se “udhëheqësit politikë të zgjedhur duhet të forcojnë procesin

demokratik, si dhe të zhvillojnë zgjedhje të hapura, transparente dhe të

lira, të cilat të lejojnë përfshirjen e të gjitha grupeve brenda spektrit

politik”.

Diaspora shqiptaro-amerikane i bën apel partive politike të respektojnë procesin

zgjedhor dhe të angazhohen në një debat të qytetëruar e konstruktiv.

“Për këtë arsye, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të reflektojnë, të

rikalibrojnë qëndrimin e tyre dhe t’i shërbejnë interesit të qytetarëve”, përfundon deklarata e Diasporës shqiptaro-amerikane.

Kjo deklaratë është firmosur nga këto organizata të diasporës:

Akademia Shqiptaro Amerikane

Albanian American Association Ana e Malit

Albanian American Chamber of Commerce

Albanian American Community Association

Albanian American Community Center Hasan Prishtina CT

Albanian American Cultural Foundation

Albanian American Islamic Center of Queens

Albanian American Society "Mother Teresa"

Albanian American Society Foundation

Albanian American Women's Org. For Hope & Peace

Albanian Childrens Fund

Albanian Cultural Center

Albanian Yelloë Pages

APEN – Albanian American Professionals & Entrepreneurs Netëork

Bashkimi Kombetar

Democratic League of Dardania

Fondacioni Dom Simon Filipaj

Fondi Humanitare Malesia

Forumi Shqiptaro Amerikan per Demokraci

Illyrian Partnership

Jetim Jam

Lëvizja Atdheu na Bashkon

Lidhja e Intelektualëve Shqiptaro-Amerikan Michigan

Lukaj Foundation

Massachusetts Albanian American Society "Besa"

Mother Teresa Civic Center Inc.

National Albanian American Council

Plave Guci Foundation

Shestani Group

Shoqata Atdhetare "KRAJA"

Shoqata Dedë Gjo' Luli Association

Shoqata e Atlantikut

Shoqata e Jetimit Shqiptaro Amerikane

Shoqata Humanitare Shqiptare Amerikane Philadelphia

Shoqata Kosova

Shoqata Kulturore "Nënë Tereza" Waterbury CT

Shoqata Malësia e Madhe - Michigan

The Albanians.com

The Martin and Mirash Ivanaj Foundation

The Society Of Albanian-American Writers

Ulqin-Kraj-Ana e Malit - Chicago

United Albanians

mit/NOA

KOMENTE