English

Dy shqiptarë përfshihen në aksident, 30-vjeçari shtypet me furgon

Pistoia (Itali), 30 mars 2011, NOA - Një qytetar shqiptar ka gjetur vdekje ditën e sotme në Itali pas një aksidenti automobilistik.

Shqiptari, rreth 30 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende nga policia italiane, ka gjetur vdekjen pas përplasjes me një furgon.

Ka qenë ora 07:00 e mëngjesit të sotëm kur shqiptari, që punonte në një kompani, ka dalë nga shtëpia e tij me motorin e vogël të markës “Skuter”.

Burri është shtypur teksa ka qenë në një rrugë dytësore në qytetin e Pistoias.

Ndërkohë që një furgon, i cili ecte me shpejtësi të madhe e ka goditur atë nga pas. Në drejtimin e furgonit ka qenë një tjetër qytetarë shqiptarë.

Goditja ka qenë fatale për burrin dhe çdo ndërhyrje në ka qenë e kotë për shpëtimin e tij. 30 vjeçari ka vdekur në vend.

e.t/NOA

KOMENTE