SHBA, 30 mars, NOA - Fotot e para të Nasës nga planeti Mërkurë tregojnë një hapësirë gjigante të shkretë dhe një sipërfaqet plot me kratere. Foto e planetit janë bërë ditët fundit nga misioni hapësinor Messenger i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fotot e marrja janë imazhi i parë i orbitës së planetit. Sipas shkencëtarëve këto pamje do të ndihmojë për të studiuar këtë planet dhe ndikimin që ka ai në Tokë.
Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor.
Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit.
Dy anijet kozmike që vizituan planetin janë; Mariner 10, e cila bëri 45% të hartës së sipërfaqes së planetit nga 1974 deri 1975. E dyta, e cila ka realizuar dhe fotot është Messenger. Ekspertët e Nasa-s pritet të flasin sot mbi të dhënat që kanë zbuluar nga misioni hapsnor i radhës.
a.k/NOA