Tiranë, 30 mars, NOA – Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle tha sot në një deklaratë për mediat në Tiranë, se zhvillimi i zgjedhjeve të lira në 8 maj është një shans që nuk duhet humbur nga klasa politike në vend.
Në deklaratën e tij pas takimit në seminarin BE-Shqipëri, Fyle është ndalur në gjithë problematikën e vendit duke bërë thirrje për zgjidhen e krizës politike. Ai ka qenë i qartë teksa ka thënë se dështimi në reforma do të sjellë vonesë të integrimit.
“Ngërçi politik duhet të zgjedhjet, kjo është përgjegjës e përbashkët e udhëheqësve politikë në vend. Përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike duhet të veprojnë si të tillë, ata duhet të përfaqësojnë popullin. Zgjedhjet e lira janë një e drejtë demokratike kyçe për qytetarët shqiptarë. Shqipëria nuk mund të humb këtë mundësi”, tha sot Fyle.
Zyrtari i lartë i BE ka vlerësuar si pozitive angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë e BE-së, ndërsa ka theksuar se duhen reforma.
“Mirëpres në veçanti gatishmërinë përfaqësuesve politikë të të gjithë palëve që janë përfshirë në diskutime mbi çështje që janë të vështira. Të gjitha palët e kuptojnë rëndësinë e 12 prioriteteve kyçe të opinionit, ky është një element i rëndësishëm për Shqipërinë. KE vazhdon të jetë e përkushtuar për perspektivën evropiane të Shqipëri dhe prezenca ime këtu e dëshmon këtë. Përfaqësuesja e Lartë Ashton dhe zoti Lajçak nga ana e tyre kanë pasur si qëllimin zgjidhjen e ngërçit politik”, tha Fyle.
a.k/NOA (vijon...)