English

Gjashtë filma kosovarë në Dubrovnik

Prishtinë, 30 mars 2011 NOA - Dokufest përzgjedh 6 filma kosovarë të shfaqen në Libertas Film Festival në Dubrovnik.

Selektori dhe përpiluesi i programit për filma të shkurtër ne Dokufest, Samir Karahoda, ka përzgjedhur një program me filma nga autorë kosovarë të cilët do të shfaqen në Festivalin e Filmit Libertas në Dubrovnik. Festivali do të mbahet nga data 11 -17 prill të këtij viti.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se filmat e përzgjedhur që do të shfaqen në kuadër të programit të titulluar Kosovo vs. Switzerland janë:

Kosova 9/11 - Burbuqe Berisha, In Memoriam - Ilirian Himaj, Iron Mungary (Hekurishtja) – Burim Haliti,

Three windows ( Tri dritare)- Faton Bajraktari, Banka – Jeton Budima, dhe Ok - Blerta Zeqiri.

Ky program do të shfaqet më datën 13 prill dhe pas prezantimit të tij, Ambasada e Kosovës në Kroaci do të organizojë një koktej rasti.

Duke filluar prej tani, Dokufest do të punojë në promovimin e kinematografisë kosovare dhe në veçanti të autorëve të rinj nëpër festivale partnere.

Në të ardhmen, Dokufest gjithashtu planifikon të bëjë distribuimin e filmave të shkurtër

Projekte e Bankës Botërore në Shqipëri.

e.t/NOA

KOMENTE