Tiranë, 30 mars, NOA - Instituti i Eksperteve Fiskalë fillon programin e formimit profesional për ekspertë fiskalë. Programi përmban njohuri nga: Legjislacioni dhe sistemi fiskal në Republikën e Shqipërisë, legjislacioni doganor, Kontabiliteti; sistemi i informacionit dhe informatizimit financiar, analiza e pasqyrave financiare. Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Institutit të Eksperteve Fiskalë dokumentet e mëposhtme:
Kërkesë për regjistrim
Curriculum Vitae
Fotokopje e diplomës dhe listës së notave të noterizuara (diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike)
Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
Dëshmi kualifikimesh që mund të këtë kryer kandidati
Për kandidatët që do të pranohen në programin e formimit profesional për ekspertë fiskalë, mandatpagesën me tarifën e regjistrimit.
Aplikimet pranohen deri me datë 15 Prill 2011. Leksionet do të zhvillohen në fundjavë të premteve në ora 16-19 dhe të shtunave ora 9-12 për 8 javë.
NOA