Tiranë, 30 mars 2011, NOA- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, u përqendrua në çështjet kyçe të integrimit.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Jashtëm prezantoi qëndrimin e palës shqiptare në përmbyllje të Seminarit dy ditor të zhvilluar në Tiranë me temë: “Mbi Planin e Veprimit në Zbatim të 12 Rekomandimeve të Komisionit Evropian”
Haxhinasto deklaroi se pikëtakimi me komisionierin Fyle edhe këtë radhë përqendrohet në axhendën e përbashkët të integrimit europian të Shqipërisë.
Sipas tij këtë fakt e tregon edhe prezenca e komisionerit Fule gjë që flet edhe për vazhdimësinë e komunikimit intensiv që ne kemi me Bashkimin Evropian dhe e gjitha dëshmon se në axhendën tonë politike.
Integrimi europian, tha Haxhinasto është çështja primare e vendit tonë dhe për këtë të gjithë palët kanë përgjegjësinë e tyre për t’u angazhuar, për të dhënë kontribute direkte.
Zëvendëskryeministri e konsideroi procesin e integrimit në tërësi dhe zbatimi i 12 prioriteteve, si çështje jo vetëm teknike, por mbi të gjitha çështje prioritare kombëtare.
Ndër të tjera ai shtoi se për këtë proces janë të interesuar jo vetëm maxhoranca por edhe opozita, pasi sipas tij është e domosdoshme, që procesi i integrimit të ketë një përqasje gjithëpërfshirëse të forcave politike.
“Siç doli edhe nga seminari i sotëm, është shumë e rëndësishme gjithashtu që për procesin zgjedhor të ardhshëm të vazhdojë një klimë pozitive me qëllim që të kuptohet se zgjedhjet e ardhshme, do të jenë vendimtare për vazhdimësinë dhe për ritmet e procesit të integrimit të Shqipërisë”, u shpreh numri një i diplomacisë shqiptare.
Ndërkaq gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë, është zhvilluar seminari i përbashkët për të diskutuar rreth planit të punës që vlerëson 12 prioritetet e raportit analitik të Komisionit Evropian me synim kryesor përsosjen dhe përmes këtij plani.
a.y/NOA